Historia e Miss Shqiperia

Bota jane vrare e prere
Dhe prape jane pajtuar
Ne as vrare as prere
Vetem dashuruar....

Aktiviteti I Miss shqiperise lindi si nje zambak ne token e shkretuar. Ne vitin 1998 tamam ne momentin kur shqiptaret kishin ende shijen e hidhur te luftes, barbarizmit petri Bozo dhe stafi i tij vendosi te riformatonte konkursin e bukurise nen siglen Miss shqiperia. Vajzat konkurente shkelnin mbi gezhoja  por erdhen plot shpresa e deshira per te qene pjese e ketij eventi bukurie.
Ne pallatin e Kongreseve konkurentet hyne te mbuluara me velin e zi por me pishtare nder duar per te ndezur flaken e shpreses e te dashurise.... Nga gazetat e kohes do te mbetet si deshmi e asaj kohe shprehja e Petri Bozos “....ate nate qe u zhvillua konkursi i bukurise, nuk pati asnje krisme asnje vrasje sepse bukuria e zbut shpirtin e njeriut....”
Po ate vit bashke me rrugen  e konkurimit brenda vendit nisi edhe rruga e perfaqesimeve ne Europe e ne bote i konkurenteve te dala nga Miss Shqiperia.
Organizatoret ndoshta per here te pare guxuan te  gjejne hapesira per te perfaqesuar jo vetem shqiperine por edhe Kosoven
Nen nje flamur vertet por me dy konkurente  nje nga kosova e nje nga Shqiperia mundem te jemi nder te paret qe deshironim dhe dhame kontritbutin tone per te qene pjese e kesaj bote te lire dhe te pavarur.
Ne shtegetimin  e Miss Shqiperise nuk mund te mos permenden perfaqesimet ne konkurset nderkombetare e boterore. Ku vajzat shqiptare kane perafqesuar me dinjitet vendin e tyre.
E nuk jane pak por 37 perfaqesisme ne bote.....madje Miss Globe International nje nga tre konkurset me te medhej ne bote Deliart Association ia ka sjelle dhurate Shqiperise dhe Shqiptareve prej 5 vitesh....
Shtegetimi nga Tirana, ne Butrint, ne Kalane e Rozafes, ne Apolloni, ne Kalene e Lekuresit, ne kalane e Beratit, ne kalane e Kanines, ne memorialin e Skenderbeut Lezhe, Ne kalane e elbasanit, Ne kalane e Prezes e tani ne Kalane e Durresit........

Konseguente dhe me nje stabilitet te admirueshem Deliart i dhuron publikut shqiptar cdo vit nje event bukurie konkurentet kane perfaqesuar me dinjitet Shqiperine dhe flamurin tone ne shume kompeticione prestigjioze duke percjelle kudoo ku kane qene pak Shqiperi, pak kulture pak histori pjese e te ciles ato kane qene ne te gjithe shtegetimin nga nje kala ne tjetren.
Me shume perkushtim shtegetojme nga nje vend historik e kala ne tjetren duke permbushur betimin e heshtur te nje shqiptari te vertete, duke e dashur vendin me vepra dhe me pak fjale. Ka qene e veshtire sepse shpesh na eshte dashur ti rindertojme muret e kalave (sepse ishin rrenuar), te luftojme me meskinitetin e drejtuesve te institucioneve me rruget e pashtruara, me mosvemendjen e financuesve por kurre nuk e braktisem rrugen e bukur e te veshtire te besimit tone
Nje miss nje kala nje histori nje vlere e kultures sone...
Kjo eshte nje moto qe na ka udhehequr e do te vazhdoje te na udheheqe sepse vetem keshtu mund ti sherbejme kombit tone krenarise kombetare e cila duket se ka fjetur dhe eshte e pergjumur... me besimin se nje dite tharmi i vertete do te zgjohet dhe do te jemi vertet krenare qe jemi shqiptare te gjithe....

Koha iken dhe mbush hambaret e saj dhe ne te gjithe kemi cfare te kujtojme ne keta 11 vite te historise se Miss Shqiperise. Ndoshta ky udhetim i yni ne fillimet e veta dukej i marre por nuk kemi qene vetem sepse rreth nesh kishim dhe kemi miq, mbeshtetes institucione shteterore dhe shume besim te publikut ndaj shtegetojme nga nje kala ne tjetren duke i dhuruar cdo vit nje eveniment bukurie i cili komentohet e mbahet mend