Miss Shqiperia 20 Vjet

Miss Shqiperia filloi si event ne vitin 1998. Mbas nje viti te eger si 1997. Pikerisht kete vit ne bejme 20-vjetorin e ketij eventi, i cili ka shtegtuar pothuajse ne gjithe Shqiperine edhe jashte saj.

Miss Shqipëria lindi dhe jeton për të qenë shumë më tepër. Është një event që ka shtegëtuar mes bukurisë dhe trashëgimisë historike; një ngjarje e shënuar që çdo vit i ka dhënë jetë një guri, kalaje, një legjende, një luftëtari, mbreti a mbretëreshe shqiptare. U rithanë gojëdhënat e këtij populli, gati-gati të harruara nga shumëkush; u transmetuan copëza lavdie të lashta sa vetë ai; këmba e këtyre bukurosheve shkeli nëpër kala dhe zgjoi nga gjumi historinë vetë; bukuritë e lëna në harresë; bashkoi malin me detin, të renë dhe të vjetrën, të lashtën me modernen. I dha jetë gjithçkaje të harruar prej kohësh nga turravrapi i epokës moderne, përcolli mesazhin se e ardhmja nuk mund të shkruhet pa të shkuarën pranë.


Miss Shqiperia 2018 Audicione

Për të gjitha vajzat, të cilat janë regjistruar apo jo më parë dhe kanë dëshirë të bëhen pjesë e këtij eventi, audicionet do te zhvillohen ne datat 27, 28, 29 Prill 2018 prane qendres kulturore TEN, rruga Myslym Shyri (ish kinema dajti, perballe karburant GULF).

Orari i audicioneve do të jetë 11:00 - 13:30 dhe 15:00 - 18:30.