Historia - Miss Shqiperia 2018 - Deliart Association

 

MISS SHQIPERIA

Nuk është e lehtë të shkundësh pluhurin e harresës që ka mbuluar historinë e lashtë shqiptare. Nuk është aspak më e lehtë edhe të shtegëtosh nëpër të gjithë gjeografinë e gjerë që harta e trashëgimisë së Shqipërisë së vogël përmbledh brenda kufijve të saj. Por bukuroshet e këtij vendi nuk u ngjitën rastësisht mbi muret e kalave dhe nuk zgjuan aspak rastësisht legjendat që flinin të heshtura në pritje për t'u rrëfyer nga dikush. "Miss Shqipëria" lindi pikërisht me këtë qëllim. Që në ngjizje të saj, gara madhështore e bukurisë u konceptua për të qenë e ndyrshme nga të ngjashmet e saj. Jo vetëm një konkurs bukurie dhe kaq. Jo vetëm një mbretëreshë e shpallur me një kurorë mbi krye që shijon një natë lavdie, një kujtim të bukur, qoftë ky, edhe për të gjithë jetën.

 

 

"Miss Shqipëria" lindi dhe jeton për të qenë shumë më tepër. Është një event që ka shtegëtuar mes bukurisë dhe trashëgimisë historike; një ngjarje e shënuar që çdo vit i ka dhënë jetë një guri, kalaje, një legjende, një luftëtari, mbreti a mbretëreshe shqiptare. U rithanë gojëdhënat e këtij populli, gati-gati të harruara nga shumëkush; u transmetuan copëza lavdie të lashta sa vetë ai; këmba e këtyre bukurosheve shkeli nëpër kala dhe zgjoi nga gjumi historinë vetë; bukuritë e lëna në harresë; bashkoi malin me detin, të renë dhe të vjetrën, të lashtën me modernen. I dha jetë gjithçkaje të harruar prej kohësh nga turravrapi i epokës moderne, përcolli mesazhin se e ardhmja nuk mund të shkruhet pa të shkuarën pranë. Dëshira për të qenë të lirë, nuk mundet kurrë të jetë aq e fortë pa dëshminë se shqiptarët kanë qenë githmonë të tillë, kanë luftuar e janë përpjekur si të tillë, me shekuj. Këtë ka bërë "Miss Shqipëria" në këto 15 vjet të jetës së saj. Ky ka qenë misioni ynë qysh ditën kur e nisëm këtë shtegëtim të gjatë, të bukur, por edhe të vështirë: t'i japim frymë lashtësisë sonë. Të kujtojme çdo trevë historike, e çdo vend turistik të Shqipërisë tonë. T'u bëjmë me dije të gjithëve, në të parëve, e pastaj fqinjëve, Evropës e botës mbarë se ne jemi të tillë: të lashtë e krenarë. Kemi histori, bukuri natyrore, vende për t'u parë e vizituar, rrëfenja për të treguar, epose, beteja e prijës të lavdishëm. Një vend i qytetëruar prej historisë dhe ambicjeve moderne të tij. Pikërisht ky mision e bën të veçantë çdo ditëlindje të "Miss Shqipërisë", por akoma më shumë përvjetorët e saj.

20 vjet të shkuara nisi ky shtegëtim, në fillim të të cilit shumëkush betohej se ishte i pamundur të kryhej. Ndërsa tani, 20 vjet më vonë ne themi se, po, ia dolëm. Nuk ishte aspak e lehtë, por e sigurta është se duke filluar prej fillimt të mijëvjeçarit të ri Butrini do të kujtohet jo vetëm për atë çka ka qenë, një fortesë e lavdishme e kohës së tij, por edhe si arena legjendare që kurorëzoi një mbretëreshë bukurie. Rozafa gjithashtu, Lëkursi e Apollonia, Kanina e Gjirokastra e Argjirosë, Veriu dhe Jugu i Shqipërisë, Lindja dhe Perëndimi.

 

 

20 vjet më parë një konkurs bukurie dukej si “sipërmarrje e çmendur”. Në Shqipërinë e pas 97-ës askujt nuk i shkonte ndër mend të ideonte një projekt të tillë. Flitej ende për armë, banda, përgjakje... qielli ishte ende shumë gri. Gëzhojat mbushnin tokën e zhuritur ku gjurmët e blerta të dikushme të natyrës ishin përvëluar. Armët ishin stolitë e një populli të trazuar, e një shoqërie të hallakatur mes rrëmujës dhe çoroditjes totale. Flitej vetëm për statistika vdekjeje, arratisje, burgosje, qeverisje në tentativë për t'u stabilizuar, një vend me fatin e të cilit mund të vihej bast. Të diskutojë në atë kohë për një garë bukurie dukej e tepërt. Por që këtu nis e bukura e këtij spektakli që mban emrin e vendit mëmë. "Miss Shqipëria" lindi pikërisht në vitin 1998, atëherë kur pakkush besonte në të. I dha frymë e jetë, shpresë e dëshirë për ringritje një populli që më në fund u kujtua për veten dhe pasuritë e tij. Shqipëria nuk ishte vetëm ajo e flakëve dhe plumbave, por edhe e vajzave të hijshme, mbretëresha të bukurisë, të buta dhe hyjnore, të paqta siç ishte nevoja më e madhe e këtij vendi ato kohë. Për së pari, "Miss Shqipëria" zgjoi Tiranën. Në Pallatin e Kongreseve, theu heshtjen e trembur që përgjonte parreshtur mbi rrugë, në çdo shtëpi, dritare e prag. Bukuroshet e atij viti shtruan tisin e paqes mbi kryeqytetin e frikësuar deri në palcë, ndërsa mbretëresha e asaj mbrëmje, Aldona Elezi do të mbahet mend si Missi i parë që u kurorëzua në një kohë të pazakontë. Kështu lindi "Miss Shqipëria" 20 vjet më parë. Një lindje e vështirë dhe e guximshme, por e bukur për vetë ambicjen dhe misionin e saj.

 

 

Ishte e mundur pra: Më të bukurat shqiptare mundnin ta bënin të kristaltë qiellin e trazuar, mund të dhuronin qetësinë e munguar duke i dhënë tjetër shkëqlim jetës. Prej këtej lindi një tjetër ide e madhe. E nisur në kohë të vështira, me shkëlqimin e bukurisë e mirësisë vetë, "Miss Shqipëria" mund të bënte shumë më tepër. I gjithë vendi kishte nevojë për një frymëmarrje të re, për një traditë të një lloji, të panjohur deri asokohe. Tirana nuk ishte i vetmi qytet nga ku mund të shkëlqenin bukuroshet shqiptare. Prej Shqipërisë së vogël kishte shumë për të zbuluar. 50 vjetët e gjatë të diktaturës, ndryshimet e mëdha, tranzicioni, ikjet masive, ato çka lanë pas dhe e reja e panjohur që shtrihej përpara kish hedhur dozën e vet të harrimit kudo e mbi çdo gjë. Shqiptarët dukeshin të etur për të parë e prekur të ndaluarën, për t'i ngjitur shkallët shpejt, jo rrallë, edhe pa e kthyer kokën pas. Por kjo nuk është e mundur. Pa u kujtuar se prej nga vijmë, nuk mund të vendosim se ku do të shkojmë. Destini i "Miss Shqipërisë" dukej se ishte shkruar tashmë. Do ta bënim ne këtë kujtesë. Këto bukuroshe do të preknin çdo cep të lavdishëm shqiptar, çdo mur e kala. Do të shtegëtonim edhe në zonat më të largëta e të vështira, për të përcjellë një mesazh që ndoshta është më i rëndësishëm se shumëçka tjetër. Trashëgimia historike, ato rrënoja hijerënda që prisnin të ngrysura e të lëna mënjanë, mund të shkonin për bukuri me freskinë e vajzave shqiptare. Kurora në kokën e më të bukurës prej tyre do të ishte vetëm një tjetër gur i çmuar që do t'i shtohej kësaj trashëgimie. Prej këtij nisi shtëgetimi i "Miss Shqipërisë".

 

 

Destinacioni i parë, në vitin 2000, ishte Butrinti. Dhe jo rastësisht. Ai është një nga krenaritë shqiptare të së shkuarës dhe së tashmës, e kohës së lavdisë e ruajtur mrekullisht nga furtunat e shekujve, lakmia e luftrat. Gurët e guvat morën jetë atë vit. Janë ende mbresëlënëse kujtimet e atij qershori si një projekt i parë i këtij lloji që ndillte drojën e pasigurisë, por edhe këmbënguljen për të shkuar më tej. Për ta treguar historinë e Butrintit përmes këtyre bukurosheve që më në fund, prishën qetësinë e tij të gjatë. Elizabeta Gjonpali shenjoi të parën shenjë në hartën e një shtegëtimi që nisi për të mos përfunduar asnjëherë.

 

 

Një vit më vonë, rruga nisi për në cepin tjetër të Shqipërisë. Të gjithë e dimë legjendën e Rozafës, atë të burimit epik të ujit të bardhë, brengën e nënës e gruas që u flijua. Gojëdhënën e një kalaje që ndërtohej ditën e shembej natës dhe që për të qëndruar në këmbë kërkonte kurban. Rozafa i mirëpriti e dyta pasardhëset e veta, të reja e të bukura, të mençura e dinjitoze për t'u bërë dritë atyre mureve të larta krenarë. I shijuam ne dhe më pas emocionet që përcillte çdo shkëndijë drite e rrymëz ajri që popullonte kalanë, çdo gur e mur, ua përcollëm të gjithë Shqipërisë. Bashkëpunëtorë të mirë na qëndruan pranë e na dhanë dorë. Ndërsa Elizabeta Gjonpali u shenjua si e dyta bukuroshe që kurorëzohej në një vend të tillë, të lakmueshëm prej rrëfenjave e heronjëve, historisë dhe bukurisë mistike.

 

 

Për ç'na priste më pas nuk ishte e vështirë zgjedhja. Që prej natës së parë të "Miss Shqipërisë" kishte ndryshuar që nga themelet çdo gjë. Nga Pallati i Kongreseve në Butrint, nga Butrinti në Kalanë e Rozafës. Tanimë besimi ishte shtuar, bindja ishte më e fortë se kurrë. Misioni quhej i suksesshëm që në krye të herës. Formula ishte ajo që duhej ndërsa përqasja dukej e përkryer: e bukura dhe trashëgimia, mbretëreshat dhe historia, i rrinin fort mirë njëra-tjetrës pranë. E para i dhuronte lavdi nga e veta të dytës, ndërsa e dyta i falte rini nga e vetja të parës. Cdo gur e mur, legjendë a ndodhi e kishte kërkuar këtë, me vetë heshtjen e saj. Surprizoheshim ne të parët me gjithçka zbulonim duke rrëmuar në historinë tonë. Cdo detaj ishte një surprizë më vete, çdo emër legjendar ishte frymëzim për të kërkuar më shumë, për ta ndarë me të gjithë entuziazmin që natyrshëm të mbushte mushkërit me frymë.

 

 

Në vitin 2002 u ndalëm në Apolloni. Dukej e harruar prej largësisë së afërt metropolitane, prej vrapit të njeriut modern. Kollonat e larta, vizitorë të vetëm kishin rrezet e diellit dhe heshtjen e natës. Dikur pranë zemrës së Shqipërisë emocione të tjera ndezën gjakun: e reja me të vjetrën u takuan sërish, e bukura me legjendën u panë sy më sy dhe një tjetër bukuroshe shkëlqeu duke hapur një faqe të re të historisë moderne, vazhdim i asaj të lashtës. Atë vit kurorën e missit e mbajti Zajmina Vasjari e ndërsa ajo shijonte ëndrrën dhe projektonte atë çka e priste më vonë, "Miss Shqipëria" mendonte për destinacionin e radhës. Shtegëtimi, prej vetë emrit, është vazhdim, rendje e pandalur drejt një destinacioni që për ne ishte shumë me tëpër se një vend i vetëm. Destinacioni ynë ishte një mision i madh.

 

 

Pas Apollonisë, në vitin 2003 u kujtuam shqiptarëve se Saranda e bukur nuk krenohej vetëm me Butrintin. Lart mbi të, hijerëndë e fjalëpakë, ngrihej kalaja e Lëkursit. Kjo mrekulli e gurtë, fortesë mbi det, dëshmitare e së shkuarës, asaj pjese të lavdishme që bartnin bedenat e saj, ndillte pikërisht me heshtjen e vet. U duhej dhënë pak frymë atyre mureve, pak respekt e nderim për gjithë ç'përfaqësonin. Guret u ndriçuan ndërsa jehona e kapërceu detin dhe tokën bashkë. Erjona Ibro ishte vajza me fat që shijoi puhizën e freskët që sillnin dallgët mbi një skenë që nuk ishte vetëm e tillë. Një tjetër legjendë ishte zgjuar nga gjumi i gjatë.

 

 

Kishim prekur pra Veriun dhe Jugun, zemrën e Shqipërisë ndaj në vitin 2004 rruga do të ndryshonte kah. Tashmë "Miss Shqipëria" nuk ishte vetëm një spektakël bukurie. Ajo garë frymëmarrëse gjallonte për një qëllim shumë më të madh sesa vetëm shpallja e mbretëreshës ndër mbretëresha. Qyteti i një mbi një dritareve na uroi mirënjohës mirëseardhjen. Berati është një nga qytetet e rrallë që i takon agimit të njerëzimit. Legjenda thotë se një herë e një kohë dy vëllezër, Tomorri dhe Shpiragu, u dashuruan pas së njëjtës grua, Osumes. Kur e morën vesh këtë vranë njëri-tjetrin, njëri më shpatë e tjetri me topa, ndërsa vajza që i deshi me shpirt të dy, mbeti mes tyre dhe lotët që derdhi krijuan lumin që sot rrjedh mes dy maleve, bashkë me Goricën e ndarë më dysh, me njërën anë që sheh Tomorrin dhe në anën tjetër Shpiragun. Është unikale çdo legjendë që rrëfehet në Shqipëri. Janë magjepëse personazhet, gjurmët, që siç thonë, këta personazhe epikë, për të cilët është kënduar e shkruar, kanë lënë pas. Unikale e magjepëse është edhe historia e Beratit, e cila në kohët moderne ka të shkruar në faqet e saj se në vitin 2004 kurorëzoi edhe një mbretëreshë bukurie: Enkelejda Bargjon.

 

 

Në këtë kohë Shqipëria e shqiptarët ishin mësuar me shtegëtimin e bukurosheve të saj. Nuk ishte më as lajm e as çudi që viti pasardhës do të na gjente në një tjetër kala, me një tjetër histori, bukurie natyrore, shije të mirë e kujtime që vlejnë. Udhëtuam drejt Kaninës. Sepse ky ishte rituali ynë i çdo viti: të dilnim në qiell të hapur, të prezantonim një copës histori dhe të servirnim spektakël të një lloji unik. Një lloj haspire ndryshe, krejt e pazakontë, për vajzat që fshihnin ëndrra të mëdha. Kishim promovuar deri atëherë vlerat dhe traditat e një kombi, kishim eksploruar vendet e harruara, kishim ringjallur legjenda dhe me kohë kishim filluar të krenoheshim me bukuroshet e "Miss Shqipërisë" që prej vitesh nuk ishin më vetëm të tilla. Kanina nderoi Edlira Memën atë vit dhe ne e lamë pas me frymën e jetës dhe premtimin se ndoshta do të kthehemi sërish.

 

 

Plot një vit më vonë iu afruam sërish Veriut dhe ndalëm në Memorialin e Skëndereut në Lezhë. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. I vendosur në rrënojat e një manastiri françeskan, i njohur ndryshe si Kisha e Shënkollit, memoriali ka shënuar ato ditë qershori vizitorët më të shumë e më të veçantë që kishte parë ndonjëherë: sirena deti, ato nimfa të përkora risollën jetën në këtë monument. Përmes këtyre bukurosheve përkrenarja e rëndë e Skënderbeut pati tjetër shkëqlim dhe Silvi Skënderaj si "Miss Shqipëria"e vitit 2006 një hijeshi dhe elgancë prej mbretëreshe.

 

 

Në vitin 2007 na mirëpriti kalaja e Elbasanit. Sërish qershor, sërish histori. Dhe Jo rastësisht. Mirëpërcaktimi i kohës së organizimit të Miss Shqipërisë në axhendën e aktiviteteve të shumta të "Deliart Association" ka qenë dhe vazhdon të jetë një përpjekje më shumë, për të treguar korrektesën dhe seriozitetin e një pune të bërë me shumë dashuri. Zbulojmë pasuritë tona shpirtërore, shpallim një mbretëreshë të bukurisë, por edhe i hapin dyert botës për ne. Sepse nëse nuk do të kishim përcjellë këtë imazh të mirë, sigurisht që agjencitë ndërkombëtare të bukurisë nuk do të na kishin mirëpritur për të hyrë në botën ku ne tashme kemi arritur të rrëmbëjme çmime. Vajzat që kanë bërë historinë e konkurseve të bukurisë shqiptare në vite janë bërë tashmë të famshme. Brenda dhe jashtë Shqipërisë. Numërojnë shumë tituj ndërkomnbëtarë, shumë prej tyre i gjejmë nëpër auditore universitetesh, në agjenci reklamash, sheshe xhirimi apo skena spektaklesh. Një "mendje të bukur" përzgjodhi juria e "Miss Shqipërisë" edhe në vitin 2006. Irsa Demnderi ishte missi i Elbasanit.

 

 

Një vit më vonë Preza zbuloi një tjetër mbretëreshë që do të mbahet mend në të gjithë historinë e spektakleve shqiptare. Në kalanë krenare të Tiranës, Almeda Abazi u shpall "Miss Shqipëria" në qershorin e 2008-ës, ndërsa në nëntor u shënua e para vajzë shqiptare që fitoi kurorën e "Miss Globe". Spektakli i kishte kapërcyer me kohë kufijtë e një gare të thjeshtë bukuroshes. Në qytetin "Feniks" të Prezës, e bukura e dheut, i dorëzoi skeptrin dhe kurorën një tjetër bukurie, ëndrra e së cilës vazhdon, por jo më si në përrallë. Është e vërtetë, siç është edhe shtegëtimi i garës, bashkë me historinë dhe gjurmën që ajo lë vit pas viti në këtë histori. E tillë vazhdoi të ishte edhe surpriza e një vit më pas, gjithashtu në zemër të Shqipërisë. Ishte koha për të vizituar Torrën veneciane, qytetin e mbretëreshës Teutë, për të kurorëzuar një tjetër mbretëreshë: Ertemiona Meidanin. Ajo ishte bukuroshja e Durrësit, aq sa shumë herë e madje edhe tani shumëkush e di korçaren bukuroshe si durrësake.

 

 

Ndërsa në Gjirokastër u vendosëm në krye të qytetit të gurtë, në një tjetër kala historie dhe legjendash. Tjetër lloj emocioni ndillte vizita nëpër rrugicat e ngushta që dredhonin në brendësi të saj, rrëfenjat që thërrinin nga lashtësia... Tashmë gjurmët ishin shtruar e ishin shndërruar në rrugë. Nga Gjirokstra mund të kundroje hartën e shtegëtimit të Miss Shqipërisë: Shkodrën, Vlorën, Beratin Lezhën.... Na kishin shoqëruar në këtë rrugëtim legjenda e heronj, shenjime luftrash e betejash, gra legjendare dhe me një të tillë u takuam edhe në Gjirokastër. Prej një spektakli marramendës, spekti shkoi në dorën e Nevina Shtyllës, mbretëreshës që një vit më pas udhëtoi drejt Krujës së Skënderbeut për të tjera emocione, një destinacion i ri i shtegëtimit tonë. Në strehën e Heroit, në kalanë që prej shekujsh mbretëron malin, fushën dhe detin, lavdisë që vjen nga lashtësia iu shtua edhe një tjetër bukuri: Kejdi Jashari, bijë e Krujës u shpall mbretëresha e radhës. Atë mbrëmje as ne vetë nuk e dinim se në krye të vitit do të përshkonim të tjera kilometra, për t'u ndalur në Vlorë. Ishte koha e një tjetër bukurie, të tjera mundësi, të tjera ëndrra, por dhe hera e dytë që një spektakli që përzgjodhi një bukuroshe, e dyta e shpallur "Miss Globe", Kleoniki Delijorgji.

 

 

Anfiteatri i Bylisit ishte shtegetimi i radhes i Miss Shqiperia ne vitin 2013. Nje terren i veshtire porn je spektakel madheshtor ku anagzhimi it e gjitheve kaperceu edhe tensionin e zgjedhjeve vendore te atij viti. Enkel Demi prezantonte Miss Shqiperia ne diten e heshtjes elektorale dhe pikrisht aty ne Bylis ne zemer te Mallakastres u kurorezua si me e bukura per vitin 2013 Fiorenca Lekstakaj. U komentua gjate fakti se Fiorenca qe fitoi mbante nr 29 qe ishte edhe numri i forces politike qe fitoi zgjedhjet ate vit. Firenca perfaqesoi me dinjitet te bukuren shqiptare ne evente nderkombetare duke percjelle mesazhet e bashkimit e te paqes.

 

 

Miss Shqiperia eshte mabre kombetare jo vetem per nga pjesemarrja e konkurenteve, por edhe per nga vendet ku eshte organizuar. Ne 2014 Miss Shqiperia shtegetoi ne Kalane e Ulqinit ne Mal te Zi. Trva e Ulqinit mikpriti bukuroshet ne fillimsezonin e pushimeve verore. Ne breg te detit dhe ne kembet e kalase se Ulqinit u shpall fituese Anisa Petrela. Skenografia e konceptuar nga Ilirjana Bozo mori vlera te jashtezakonshme fale ndricimit te mjeshtrit Franko Ferrara i cili konceptoi ndricimin e jashtem te kalase duke i bere nje dhurate te pa cmuar qytetit te Ulqinit. Ne nje nate kurorezimi ishim bashke te gjithe pa kufij ne shqiptaret duke mbajtur e percjelle mesazhe te forta qe me pas u vleresuan si nga shtypi i Malit te Zi ashtu edhe nga ai Shqiptar.

 

 

Voskopoja e Korces kishte kohe qe priste ne heshtje te merrte vemendjen e Miss Shqiperia dhe ne 2015 ne Kishen e Kryeengejve u ndertua skena per kurorezimin e nje mbretereshe te bukurise. Udhetuam ne zonen e juglindjes me te bukurat duke sjelle ne vemendje te shqiptareve zona te pa vleresuara me pare duke terhequr vemendjen per turizmin rural qe mund te zhvillohej ne keto zona.Edhe pse ne terren te veshtire Juglindja e Shqiperise mori vemendejn maksimale nga shtypi mediat elektronike....Cdo vend i shkelur nga te bukurat me pas shnderrohet ne nje destinacion turistik. Ne 5 Korrik ne Voskopoje ate vit u shpall Miss Shqiperia Sara Karaj, nje bukuroshe e mencur qe vinte nga Londra.

 

 

Viti 2016 na ktheu serisht ne Lezhe kete here skena e Miss Shqiperise do te ndertohej ne Pedonalen e rilindur te Lisusit te lashte. Digitalb Ishte partneri mediatik i eventit dhe transmetoi nje spektakel madhestor ku elementet spektakolare u kombinuan me te ftuar special e material artistike vertet te mrekullueshme. Bukuroshet e Miss Shqiperia, shkelen cdo pike turistike te zones, njohen traditat e zones dhe u bene protagonist per mediat dhe portalet shqiptare. Kurora e prodhuar ne 1998 nga Pirro Ruço iu vendos mbretereshes se radhes Kristiana Skures.

 

 

Viti 2017 skena e Miss Shqiperise do te ndertohej ne kalane e Tepelenes. Bukuroshet e Miss Shqiperia, shkelen cdo pike turistike te zones, njohen traditat e zones dhe u bene protagoniste per mediat dhe portalet shqiptare. Kurora e prodhuar ne 1998 nga Pirro Ruço iu vendos mbretereshes se radhes Alessia Çoku.

 

 

Ky eshte viti i 20 i Miss Shqiperia qe do te zhvillohet ne Tirane.... Bukuroshe me ëndrra të përmbushura tashmë, të shpallura me të bukurat ndër shqiptare, por edhe me dhjetra e qindra bashkëpunëtorë që nuk do të mjaftonte kurrë për t'i përmendur e shprehur mirënjohjen. Janë shumë ata që e kanë përkrahur Miss Shqipërinë në rrugëtimin e saj. E kanë dashur dhe i kanë dhënë zemër në momentet e vështira. Artistët më të mirë Shqiptarë kanë kënduar në skenën e saj, emra të dëgjuar të letrave, artit, ekonomisë, drejtësisë e politikës kanë gjykuar konkurentët e saj. Profesionistë të shumë që kanë vënë nga një gur në themelin e kësaj tradite historia e te ciles vazhdon....

 

Na pyesin shpesh se çdo të bëjmë kur kalatë të mbarojnë, kur të mos ketë më një destinacion të ri për të zgjedhur. Cdo të bëjmë atëherë? Iu përgjigjemi se Shqipëria është e madhe dhe ka ende shumë për të zbuluar. Trojet shqiptare, anë e kënd, fshehin sekretet e një tradite që zgjat me shekuj dhe kjo premton jetëgjatësi. Historia ka ende shumë për të rrëfyer, legjendat janë ende aty pre t'u treguar dhe Miss Shqipëria do ta vazhdojë shtegëtimin e saj.