Durrësi, dikur quhej Durrazzo, ai është një nga qytetet më të vjetër në Shqipëri. Sipas legjendës, qyteti u themelua nga Epidamnos, mbreti ilir i zonës, që i vuri emrin e vet dhe e quajti zonën e portit me emrin e nipit – Dyrrah. Më 1627 – 1626 Para Krishtit, grekët nga Korfuzi dhe Korinthi pushtuan zonën dhe e quajtën qytetin: Dyrrachion. Në shekullin e katërt, Para Krishtit, Dyrrachion ishte bërë qytet-shtet i pavarur, ku bëhej përpunimi i metalit, bëhej prodhimi i poçerisë, pëlhurave, lëkurës, anijeve, dhe monedhat e tij qarkullonin kudo në botën antike. Në vitin 229 Para Krishtit, Durrësi u pushtua nga Roma dhe nën qeverisjen romake, qyteti u quajt Dyrrachium, i cili u bë edhe pika fillestare e Rrugës Egnatia. Oratori i famshëm romak, Ciceroni e quajti Durrësin, qytet “të mahnitshëm”, ndërsa poeti Catullus e quajti taverna e Adriatikut. Mbetjet e mureve te Kalasë së Qytetit i përkasin shekullit të gjashtë, shtesa i përket shekullit 13-14. Amfiteatri është një nga monumentet më të mëdha dhe më elegantë që ka mbijetuar nga qyteti i lashtë. U ndërtua në shekullin e dytë pas Krishtit. Në mesjetën e hershme u braktis. Në shekullin e dhjetë, një kishëzë dhe një varrezë u ndërtuan në zonat dhe galeritë e tij. Durrësi antik, si shumë qytete përgjatë detit Adriatik, u zhvillua rreth një lagune, një skele të sigurt. Ka gjasa që në lagunë, fillimisht hyej nga veriu, nga gjiri i Porto Romanos. Bërthama e kolonisë greke ndoshta banonte rreth anës së lagunës, me varrezat që vazhdonin në kodrën e thiktë pas saj. Porti i madh romak-pika e fillimit të Rrugës Egnatia- ndodhet më në jug , dhe zë një pikë me rëndësi në buzë të ujit. Qyteza, me sa duket, është përqëndruar këtu qysh atëherë, vetëm kohët e fundit është zgjeruar në thellësi të vendit për të mbuluar gjysmën jugore të lagunës së tharë të tanishme. ![]() |