logo

Ne Jemi
Miss Shqipëria

Nuk është e lehtë të shkundësh pluhurin e harresës që ka mbuluar historinë e lashtë shqiptare. Nuk është aspak më e lehtë edhe të shtegëtosh nëpër të gjithë gjeografinë e gjerë që harta e trashëgimisë së Shqipërisë së vogël përmbledh brenda kufijve të saj. Por bukuroshet e këtij vendi nuk u ngjitën rastësisht mbi muret e kalave dhe nuk zgjuan aspak rastësisht legjendat që flinin të heshtura në pritje për t'u rrëfyer nga dikush. "Miss Shqipëria" lindi pikërisht me këtë qëllim. Që në ngjizje të saj, gara madhështore e bukurisë u konceptua për të qenë e ndyrshme nga të ngjashmet e saj. Jo vetëm një konkurs bukurie dhe kaq. Jo vetëm një mbretëreshë e shpallur me një kurorë mbi krye që shijon një natë lavdie, një kujtim të bukur, qoftë ky, edhe për të gjithë jetën.

Miss Shqipëria" lindi dhe jeton për të qenë shumë më tepër. Është një event që ka shtegëtuar mes bukurisë dhe trashëgimisë historike; një ngjarje e shënuar që çdo vit i ka dhënë jetë një guri, kalaje, një legjende, një luftëtari, mbreti a mbretëreshe shqiptare. U rithanë gojëdhënat e këtij populli, gati-gati të harruara nga shumëkush; u transmetuan copëza lavdie të lashta sa vetë ai; këmba e këtyre bukurosheve shkeli nëpër kala dhe zgjoi nga gjumi historinë vetë; bukuritë e lëna në harresë; bashkoi malin me detin, të renë dhe të vjetrën, të lashtën me modernen. I dha jetë gjithçkaje të harruar prej kohësh nga turravrapi i epokës moderne, përcolli mesazhin se e ardhmja nuk mund të shkruhet pa të shkuarën pranë. Dëshira për të qenë të lirë, nuk mundet kurrë të jetë aq e fortë pa dëshminë se shqiptarët kanë qenë githmonë të tillë, kanë luftuar e janë përpjekur si të tillë, me shekuj. Këtë ka bërë "Miss Shqipëria" në këto 26 vjet të jetës së saj.

Deliart Association

Regjistrimet për vitin 2024, kanë filluar.