Kalaja e Bashtovës ngrihet pranë fshatit të Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit. Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve.

Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60 x 90 mertra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash.

Kalaja e Bashtovës është një monument kulture me vlerë që ju do ta gjeni vetëm disa km jashtë Kavajës dhe që dëshmon për gjurmët e qytetërimit dhe civilizimit. Rrethinat e saj kanë mbetur të plota dhe sot ruhen si një momument kulture nga shteti shqiptar.

Rreth e përqark kalasë lulëzon një pyll dafinash, që përveçse është i shpallur monument natyre, krijon edhe një mjedis shumë tërheqës për piknikë në natyrë. Nga muret e kalasë mund të vëzhgoni bregdetin si në pëllëmbë të dorës, që nga Gjiri i Durrësit e deri në Divjakë e Karavasta. Për të vizituar kalanë duhet të shkoni në fshatin Vilë Bashtovë, në jug të qytetit.

 

1998

2000

2001

2002

2003

2004

2005

2006

2007

2008

2009

2010