Miss Shqiperia
2024
07 Qershor
Deliart Association
Miss Shqiperia 2024
Skenografia
Rebus Studio
07 Qershor
Kalaja e Peqinit
Pak histori për Kalanë e Peqinit
Themelet e kalasë së Peqini mendohet se i përkasin periudhës romake, në kohën e ndërtimit të rrugës "Egnatia" dhe më pas është rikonstruktuar edhe gjatë pushtimit turk.
Muret e kalasë, që mban edhe emrin e vendbanimit ilir të Klodianës kanë pasur një lartësi prej rreth 12 metrash.
Kalaja e "Klodianës" është zgjeruar në shekullin e XIV-të nga turqit, të cilët ia dhanë më pas spahiut të kazasë, i cili ndërtoi një saraj dykatësh dhe një harem. Demir Pasha ka qenë i fundit që ka jetuar në kalanë e Peqinit.
Këtë fortesë e përmend në shënimet e tij edhe kronikani i shekullit të XVII-të, Çelebiu, i cili thotë: "...muret e kësaj kështjelle shkojnë rreth 12 metra të lartë.
Brenda rri dizdari dhe ka 70 ushtarë. Ka 5 topa në këtë kështjellë dhe 10 shtëpi të vogla të mbuluara me tjegulla. Ka gjithashtu një xhami të vogël pa minare.
Në të majtë të kështjellës ngjitur me një mur ka një namazgja...".
Kalaja ka qenë e pajisur me llagëme (tunele) të nëndheshme që shërbenin si dalje disa kilometra larg qytetit, në kohë të vështira.
Po ashtu, në muret e kalasë janë gjetur tuba prej balte, që sipas arkeologëve do të thotë se në kohë lufte furnizimi me ujë është bërë nga jashtë.