Skenografia Miss Shqiperia 2022

Rebus Studio

Pak histori për Kalanë e Porto Palermos

Kalaja e Porto Palermos është një monument i trashëgimisë kulturore e ndërtuar në një gadishull midis Himarës dhe Qeparoit, Rrethi i Vlorës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri.



1- Përshkrimi

Kalaja e vogël është e vendosur në një pozicion mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos (në antikitet e njohur si gjiri i Panormes). Kalaja ndodhet jo larg fshatit të Qeparose dhe ka formë trekëndore. Përmasat e saj janë 150 m x 400 m. Lartësia e mureve arrin në 20 m.
Kalaja e Porto Palermos ndodhet në gjirin me të njëjtin emër në bregun e detit Jon në Shqipërinë e jugut. Kalaja ndodhet mbi një ishull rreth 30 m larg bregut ku rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është mbushur me dhe e gurë për të realizuar një lidhje tokësore me të.
Kalaja ka formë planimetrike trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshet. Hyrja ndodhet në mesin e murit jugor. Nga ana e detit, midis dy bastioneve një sipërfaqe në formë trapezi është rrethuar me mure të pajisura me frëngji. Pjesa tjetër e kështjellës përbëhet nga një numër i madh ambientesh të mbuluara me qemerë të cilat përfundojnë në pjesën e sipërme me një tarracë të përbashkët. Ambientet shërbenin për strehimin e garnizonit, ndërsa njeri prej tyre shërbente si burg.
Kalaja është shume me e vjetër se Ali Pashaj, ai e ka restauruar, e ka pasur ne kontroll këtë pike dhe vetëm si vizitor ka qene aty, nuk ka jetuar kurrë aty. Kishën (Shën Nikolla) nuk e ka bere ai ka qene atje, dhe gjelbërimi nuk është gjithëvjeçar ne dimër thahet.

Porto Palermo, Himarë